Category

Barsaleta per meshkujt

Barsaleta per meshkujt

Analizat e gjakut

  • By
  • December 18, 2018

Avokati: Kam dy lajme, i dashur klienti im, Një të mirë dhe një të keq.

Klienti: Më thuaj të keqin përpara.

Avokati: Policia kriminalistike gjeti gjurmat e gjakut tënd në skenën e vrasjes: Dhe i shpuri për analizë. Kjo provë të dënon me vdekje të sigurtë.

Klienti: Mooos ! Më solle rrufenë! Më thuaj lajmin e mire. Avokati: Analiza e gjakut tregoi se kolesterolin nuk e ke me të ngritur, siç kishe frikë.

No Comments
Barsaleta per femrat Barsaleta per meshkujt

Tradhtira Tradhtira

  • By
  • December 18, 2018

Burrat janë më solidarë mes shokësh, se sa janë  gratë mes shoqesh. Ja shëmbujt:

Shoqet e grave.
Një natë, një grua nuk u kthye të flinte në shtëpinë e saj. Të nesërmen ajo i tha burrit se e kish kaluar natën në shtëpinë e një shoqes së saj të ngushtë. Burri u telefonoi me radhë dhjetë shoqeve më të ngushta të gruas. Asnjëra prej tyre nuk e kuptonte përse pyeste burri, por që të gjitha thanë se kishin kohë pa e takuar gruan e tij.

Shokët e burrave:
Një burrë nuk u kthye një natë të flinte në shtëpi. Të nesërmen në mëngjes u kthye dhe i tregoi gruas se kishte fjetur në shtëpinë e një shoku. Gruaja u bëri telefon me radhë dhjetë shokëve më të ngushtë të burrit. Tetë veta nga ata i pohuan se ai pat fjetur në shtëpinë e tyre, kurse dy vetat e tjerë i thanë se ai, jo vetëm kishte fjetur tek ata, por po vazhdonte të flinte akoma në dhomën tjetër. Dhe ata nuk pranonin ta zgjonin

No Comments
Barsaleta per meshkujt

Qefli i parashutes

  • By
  • December 18, 2018

Ai pat ëndërruar tërë jetën të hidhej një herë me parashutë, por edhe kurajon nuk e kish të mjaftë. Një ditë, megjithatë, vendosi dhe u degdis në aeroport. E siguruan që nuk ishte fare me vend frika.

”Ne të sigurojmë,” i thanë. ”Ne të veshim parashutën dhe të themi kur duhet të hidhesh nga lartësia e aeroplanit. Do tërheqësh këtë kordonin dhe po qe se parashuta nuk të hapet, ja ku ke kordonin rezervë që mbaron punë. Parashuta hapet se s’bën. Do të zbresësh si në ëndërr dhe në fushën ku do të ulesh si në pambuk, ne do të kemi nxjerrë një kamion të vogël që do të të marrë e të të shpierë në shtëpi.”

Burri u bind dhe i vuri në vesh udhëzimet. Hipi në avion. U ngritën mijëra metra mbi tokë. I thanë të kërcente dhe ai kërceu. Tërhoqi kordonin dhe pa që parashuta nuk u hap. Nuk e pushtoi paniku. Tërhoqi kordonin rezervë. As ky nuk e hapi parashutën.

“Ec e besou këtyre horrave!” tha me vete dhe ndërsa binte Pingul, murmuriste: ”Prite kur të mos kenë nxjerrë as atë kamionin, tani!”

No Comments
Barsaleta per meshkujt

Zjarr dhe përmbytje

  • By
  • December 18, 2018

Dy burra të veshur mirë shlodhen në park tok me qentë e tyre që rrijnë ulur në bisht tek këmbët e të zotërve.

Qentë miqësohen, miqësohen dhe të zotërit. Dhe nisin bisedat mbi jetën, punërat dhe gjëndjet ekonomike. Del që të dy zotërinjtë janë në ca gjendje për t’u patur zili.

“Unë,” thotë i pari, ”pata fat me kompaninë e sigurimeve. M’u dogj shtëpia dhe ata ma paguan goxha kripur. Me ato para, bile me gjysmën e tyre, bleva një shtëpi më të mirë. Pata fat se edhe asaj i ra zjarri dhe u bë shkrumb”

“E kishe siguruar këtë të dytën?”

“Sigurisht! Do ta siguroja se s’ bën! Kompania e sigurimeve ma pagoi shumë më mirë akoma. Tani kam zënë një apartament, por ama para kam për vete dhe për nipërit e nipërve. Po ti?”

”Edhe mua më ka ecur me kompaninë time të sigurimeve,” nis të tregojë i dyti. “Unë në pronat e mia kam patur dy përmbytje, njërën pas tjetrës. Kompania e sigurimeve të dy herët e ka hapur mirë thesin. Do të kemi edhe një përmbytje tjetër, besoj. Po u përmbyta edhe një herë, nuk ma ha mendja të ketë njeri të krahaschet me llogaritë e mia bankare, këtu përreth.”

Të dy ranë në heshtje pastaj ai i shtëpive të djegura pyet: “Mirë zjarreve ua di kyçet unë, po përmbytjet o burra, si arrini t’i bëni?!”

No Comments
Barsaleta per meshkujt

Pasione të zjarrta

  • By
  • December 18, 2018

Nuk i pëlqente fare vendi në stadium Robit. Ndeshja ishte një finale që me siguri do të mbetej në histori. Lëvizi lart e poshtë, se mos rastësisht gjente ndonjë vend më të mirë dhe pati fat: e gjeti! Një burrë me një kostum dhe kravatë sikur kishte ardhur për ballo, I tha se vendi ishte bosh dhe Robi mund të ulej aty. Që aty pika e vështrimit të ndeshjes ishte fantastike.
“Po është bosh vërtet, apo mund të më ngrenë?” pyeti Robi me frikë.
”Nuk të ngre njeri, rri i qetë,” i tha burri. “lshte për gruan time, por ajo për fat të keq, ndërroi jetë. Vdiq. Mezi e priste këtë ndeshje, e gjora!”
”Oh! Ngushëllimet e mia,” i tha menjëherë Robi. Dhe pas pak bëri përsëri një pyetje që nuk po e linte të qetë: “Po pavarësisht nga kjo ngjarje e hidhur, si e latë bosh këtë pikë vendi?! Si nuk morët këtu ndonjë nga të afërmit, nga shokët, ose ndonjë nga komshinjtë?!”
”Cilin të merrja?!” tha burri, duke vështruar orën e dorës, ”tani, të afërmit, shokët dhe komshinjtë janë që të gjithë në varrimin e saj!”

No Comments
Barsaleta per meshkujt

Martesa me spec

  • By
  • November 30, 2017

Gruaja zgjohet nga gjumi ne oren 2 te nates ve re se burri i saj nuk ishte ne shtrat.
Filloj ta kerkoje aj ishte ne kuzhine, kishte ndezur nje cigare, pinte kafe dhe qante.
Gruaja iu drejtua i dashur a te kujtohet sot ne festojme 20 vjetorin e marteses, po po e di morj grua me kujtohet shume mire edhe takimi i yne i pare. Ne benim dashuri ne makinen time, ne ate kohe une isha 20 vjec e ti ishe 16 vjecare. Babai yt na zuri, mua me kercenoi ose do te martohem me ty ose do te shkoj 20 vite ne burg.
Paramendoje po te kisha shkuar ne burg sote do te isha i lire.

No Comments
Barsaleta per femrat Barsaleta per meshkujt

Si te bindnin burrat ?

  • By
  • November 30, 2017

U mblodhen ne nje kuvend gra nga e gjithe Europa per te diskutuar.
Tema ishte e atille: Si ti bindnin burrat e tyre qe te benin pune shtepiake.
Dhe folen e folen dhe si perfundim u la qe do ktheheshin ne shtepi,do ta provonin dhe pas10 diteve do riktheheshin ne kuvend dhe do te tregonin secila pershtypjet e veta.
Ato shkuan ne shtepi dhe mbas 10 diteve u mblodhen prap per te treguar se si kishin shkuar punet.
E para u cua per te folur nje grua bullgare: Kur shkova ne shtepi dhe i thash burrit-tha ajo-per 1 dit te tere nuk me foli me goje se i ngeli hatri.Te nesermen filloi duke lare enet.
E dyta u cua  nje grua maqedonse: Te them te drejten -tha ajo-kur shkova dhe i thash burrit ai u be shume me nerva dhe per 2 dit u largua nga shtepia ,pastaj pas dy diteve erdhi dhe dalengadale filloi duke shkundur tapetin.
Te tretes i erdhi radha gruas shqiptare.
He-i thane asaj-po ti shkove te burri??
Po shkova dhe i thashe-tha aj
E cfare ndryshimi pe?-e pyeten prape ate.
Te them te drejten per nje jave nuk pash gje-u pergjigj ajo -tani kam filluar te shoh pak  nga ky syri majte.

No Comments
Barsaleta per femrat Barsaleta per meshkujt

Ushtari

  • By
  • November 30, 2017

Nje ushtar qe kishte disa kohe qe kishte shkuar ne Afganistan merr nje leter nga e dashura e tij ku shkruhej…

I dashur Riki
Me vjen shume keq qe nuk mund ta vazhdojme me lidhjen tone, largesia midis nesh eshte dicka shume e madhe dhe une nuk e perballoj dot, duhet ta pranoj qe te kam tradhetuar 2 here qekur ke ikur dhe kjo nuk eshte e drejte per asnjerin prej nesh. Me vjen shume keq por me kthe dhe fotografine qe te kam dhene.
Me dashuri Shaqja.

Ushtari me zemer gjysem te thyer u thote shokeve qe nese kane ndo 1 foto me vete te te dashurave, motrave, apo ish te dashurave tja japin atij… dhe ne vend te fotos se Shaqes ai i dergon dhe 57 fotografi te tjera se bashku me 1 shenim ku thuhej:….

E dashur shaqe,
me vjen shume keq por nuk e mbaj mend se kush dreqin je ti, keshtu qe merre foton tende dhe te lutem me dergo pjesen tjeter mbrapsht…
Me respekt
Riki.

No Comments
Barsaleta per meshkujt

Babai dhe djali

  • By
  • November 30, 2017

Po me thoshte gruaja qe duhet t’i kushtoja me shume kohe djalit vogel:
-Shiko, duhet te merresh me shume me djalin. Kam frike se ai do te rritet pa provuar dashurine babe-bir. Jeni bere si te huaj.
-Po ca thua moj grua – ia ktheva – keto jane te pa verteta. Shiko cfare do bej,  sot do ta marr te shkolla, do ja bej surprize .
Shkoj te shkolla, aty te oborri. E ndal menjehere, e perqafoj, ja kap doren ene fillova tu i fol si baba birit:
-Cuni babit, un te dua fort ty. Kemi qene keto kohe pa shume komunikim me njeri tjetrin po ska per te ndodhur me. Hajde se do te marr perdore deri ne shtepi, edhee t’ia myllim gojen mamit se po me thoshte “ju te dy s’rrini me njeni tjetrin, ju te dy keshtu, ju te dy ashtu”. Te habitet fare kur te na shohe.

-O ba jam ketu mrapa, ai qe po perqafon esht nje shoku im – me tha nje cun i vogel qe me ngjante si fytyre e pare diku.

No Comments