Category

Barsaleta per femrat

Barsaleta per femrat Barsaleta per meshkujt

Tradhtira Tradhtira

  • By
  • December 18, 2018

Burrat janë më solidarë mes shokësh, se sa janë  gratë mes shoqesh. Ja shëmbujt:

Shoqet e grave.
Një natë, një grua nuk u kthye të flinte në shtëpinë e saj. Të nesërmen ajo i tha burrit se e kish kaluar natën në shtëpinë e një shoqes së saj të ngushtë. Burri u telefonoi me radhë dhjetë shoqeve më të ngushta të gruas. Asnjëra prej tyre nuk e kuptonte përse pyeste burri, por që të gjitha thanë se kishin kohë pa e takuar gruan e tij.

Shokët e burrave:
Një burrë nuk u kthye një natë të flinte në shtëpi. Të nesërmen në mëngjes u kthye dhe i tregoi gruas se kishte fjetur në shtëpinë e një shoku. Gruaja u bëri telefon me radhë dhjetë shokëve më të ngushtë të burrit. Tetë veta nga ata i pohuan se ai pat fjetur në shtëpinë e tyre, kurse dy vetat e tjerë i thanë se ai, jo vetëm kishte fjetur tek ata, por po vazhdonte të flinte akoma në dhomën tjetër. Dhe ata nuk pranonin ta zgjonin

No Comments
Barsaleta per femrat

Harta dhe konfliktet

  • By
  • December 18, 2018

Një shishe magjike i ra papritur në dorë një gruaje. Ajo e fërkoi shishen dhe atvpëraty u shfaq një xhind. Ajo u gëzua dhe e pyeti xhindin a kishte të drejtë tani të përfitonte dhe të shfaqte ato tri dëshirat.

”Leri budallallëqet që shkruhen në librate përrallave,“ i tha xhindi. “Unë vetëm një dëshirë do të të plotësoj. Folë!” Gruaja dukej sikur e pati të gatshme dëshirën. l zgjati xhindit mrekullibërës një hartë të Lindjes së Mesme dhe iu lut: ”Bëj paqe, këtu! M’i bashko këta popuj që të rrojnë në harmoni: arabët të duan hebrejtë dhe amerikanët. dhe anasjelltas. Zhduk terrorizmin dhe bëj të lulëzojë paqja mes popujsh!” Xhindi i hodhi edhe një sy hartës dhe u mvrojt i tëri: ”Po si mund të kërkosh një gjë kaq të pamundur, moj zonjë! Këta kanë 1000 vjet që bëjnë luftëra. Kur u mbylla unë në shishe, lufta ishte në kulm dhe në kulm është ende. Unë jam i zoti të bëj mrekullira, por këtë e kam zor!

Shfaq dëshirë tjetër se të premtova që atë, njërën do të ta plotësoj!”

Gruaja u mendua përsëri dhe pas një minuti tha: “Unë nuk kam gjetur asnjëherë burrin që duhet. Më gjej një burrë që t’i ketë të gjitha virtutet: të jetë i dashur, gazmor, të jetë romantik, fjalëmbël, që t’i pëlqejë të gatuajë vetë, të pastrojë shtëpinë, të jetë i mirë në krevat, të mos shikojë sporte tërë ditën e ditës në TV, të mos pijë alkool dhe të jetë bashkëshort i besës. Burrë ideal, që t’i ketë të gjitha këto! Ma gjej!”.
Xhindi u mendua, psherëtiu dhe tha: “Ma jep edhe një herë ta shoh atë hartën! Mbas bëjmë gjë në Lindjen e Mesme!”

No Comments
Barsaleta per femrat

Girls night out

  • By
  • December 18, 2018

Dy shoqe vendosën të kalojnë ca orë të mira në një natë qejfi, organizuar vetëm për femrat e që këtej, nga Amerika, i thonë Girls Night Out. ‘ provuan tëra pijet e shumta. Vallëzuan, kënduan dhe qeshën sa u lodhën.

Ashtu të dehura vendosën të kthehen më këmbë në shtëpitë e tyre që nuk i kishin fort larg. Pija pat bërë punë të paqme në organizmat e tyre dhe për koincidencë që të dyja ndjenë nevojën të urinojnë diku. Qëlluan të jenë afër një varreze dhe hynë në të. U ndanë e secila shkoi e u fsheh prapa gurëve dhe pllakave që shënojnë të vdekurit. E para pasi kreu punë, nuk pati me se të fshihej dhe për këtë, hoqi mbathjet, u fshi me to dhe i flaku tej. E dyta kishte mbathje shumë të shtrenjta e i erdhi keq t’i flakte, prandaj këputi një copë shirit bezeje nga një kurrorë e sjellë për një të vdekur dy tri ditë më parë. Pastaj u ndjenë të lehtësuara dhe ia mbathën për në shtëpi.

Të nesërmen burri I së parës I telefonoj burrit të tjetrës

”Këto netë të mallkuara, Girls Night Out, duhet të ndalohen me ligj. Mbrëmë ime shoqe u kthye pa të mbathura!”

”Ajo nuk është gjë,” ia ktheu tjetri, “kjo e imja erdhi me një falenderim që ia patën ngjitur prapa dhe aty shkruhej: “ Ne, zjarrfikësat e qytetit nuk do të të harrojmë kurrë !”

No Comments
Barsaleta per femrat Barsaleta per meshkujt

Si te bindnin burrat ?

  • By
  • November 30, 2017

U mblodhen ne nje kuvend gra nga e gjithe Europa per te diskutuar.
Tema ishte e atille: Si ti bindnin burrat e tyre qe te benin pune shtepiake.
Dhe folen e folen dhe si perfundim u la qe do ktheheshin ne shtepi,do ta provonin dhe pas10 diteve do riktheheshin ne kuvend dhe do te tregonin secila pershtypjet e veta.
Ato shkuan ne shtepi dhe mbas 10 diteve u mblodhen prap per te treguar se si kishin shkuar punet.
E para u cua per te folur nje grua bullgare: Kur shkova ne shtepi dhe i thash burrit-tha ajo-per 1 dit te tere nuk me foli me goje se i ngeli hatri.Te nesermen filloi duke lare enet.
E dyta u cua  nje grua maqedonse: Te them te drejten -tha ajo-kur shkova dhe i thash burrit ai u be shume me nerva dhe per 2 dit u largua nga shtepia ,pastaj pas dy diteve erdhi dhe dalengadale filloi duke shkundur tapetin.
Te tretes i erdhi radha gruas shqiptare.
He-i thane asaj-po ti shkove te burri??
Po shkova dhe i thashe-tha aj
E cfare ndryshimi pe?-e pyeten prape ate.
Te them te drejten per nje jave nuk pash gje-u pergjigj ajo -tani kam filluar te shoh pak  nga ky syri majte.

No Comments
Barsaleta per femrat Barsaleta per meshkujt

Ushtari

  • By
  • November 30, 2017

Nje ushtar qe kishte disa kohe qe kishte shkuar ne Afganistan merr nje leter nga e dashura e tij ku shkruhej…

I dashur Riki
Me vjen shume keq qe nuk mund ta vazhdojme me lidhjen tone, largesia midis nesh eshte dicka shume e madhe dhe une nuk e perballoj dot, duhet ta pranoj qe te kam tradhetuar 2 here qekur ke ikur dhe kjo nuk eshte e drejte per asnjerin prej nesh. Me vjen shume keq por me kthe dhe fotografine qe te kam dhene.
Me dashuri Shaqja.

Ushtari me zemer gjysem te thyer u thote shokeve qe nese kane ndo 1 foto me vete te te dashurave, motrave, apo ish te dashurave tja japin atij… dhe ne vend te fotos se Shaqes ai i dergon dhe 57 fotografi te tjera se bashku me 1 shenim ku thuhej:….

E dashur shaqe,
me vjen shume keq por nuk e mbaj mend se kush dreqin je ti, keshtu qe merre foton tende dhe te lutem me dergo pjesen tjeter mbrapsht…
Me respekt
Riki.

No Comments
Barsaleta per femrat Barsaleta per meshkujt

Burri urrente maçokun

  • By
  • November 30, 2017

Burri urrente maçokun qe mbante e shoqja ne shtepi.
Nje dite fshehurazi vendosi ta largoje.
Mori maçokun dhe e largoi nga 10 ndertesa larg, sapo ariti ne shtepi pa qe maçoku kishte arit para tij.
Mori serisht maçokun dhe e dergoi 20 ndertesa me larg e maçoku serisht u kthye ne shtepi..

Keshtu vazhdoi per disa dit, burri e dergonte sa me larg maçokun dhe e braktiste ai serisht kthehej ne shtepi.
Nje dite hipi makines mori maçokun e u nis ta dergonte sa me larg kete here…
Eci nje rruge te drejte pastaj u kthye majtas, serisht drejt e me pas djathtas, drejt, djathtas, majtas, drejt, majtas djathtas, kaloi nje ure e serish majtas, drejt djathtas…. gjeresa u bind qe maçoku sdo mund te kthehej dot, e nxori nga makina dhe e braktisi ne nje kazan pleherash.

Pas rreth tre oresh burri i telefonon gruan ne shtepi:
– Moj grua, a ështe maçoku ne shtepi?
– Po, ketu eshte pergjigjet gruaja.
– Po ma kalo moj legenin ne telefon se kam humbur rrugen.

No Comments