Category

Barsaleta me Shqiptar

Barsaleta me Shqiptar

Një shqiptar për në planetin Mars

  • By
  • December 18, 2018

Qendra kombëtare amerikane e administrimit të hapësirës,(e thënë shkurt NASA), vendosi të dërgojë në planetin Mars një njeri të zakonshëm, jo amerikan. Premtoi dhe pagesë për këtë gjë. Një gjerman kërkoi dy milionë dollarë. Të dërguarve të NASAs kjo iu duk shumë. Ata deshin ta ndëshkonin tangërllëkun e gjermanit dhe vajtën trokitën në Turqi, për një njeri më me pak pretendime. Ky turku aty në Stamboll u kërkoi një milion rrumbullak! Shumë iu duk përsëri nëpunësve të NASAs. Vendosën ta provojnë me një shqiptar, si një kategori më e varfër dhe më pa pretendime. E gjetën duke pirë në një klub. lu ulën në tavolinë, nuk pranuan që ai t’i qeraste me raki edhe pse ai disa herë u tha “mos ma prishni qejfin!”

Ai u kërkoi atyre pesë milionë!

Amerikanëve u erdhi në majë të hundës. i thanë që gjermani që është gjerman desh dy, turku vetëm një dhe një copë shqiptar, pesë!

”Aq e kam pazarin!” u tha patrioti ynë.

Ata deshën të iknin.

“Pritni!” ia bëri shqipua, “kush paguan?”

”Llogaria e NASAs,” u përgjegjën ata.

”Pritni se ka një zgjidhje me leverdi kjo punë. U thoni shefave që duhen pesë milionë! Dy milionë m’i jepni mua, dy mbajini ju që po i bini botës kryq e tërthor, kurse milionin që mbetet, ia japim turkut. Dhe e nisim për në Mars!”

No Comments