Category

Barsaleta me çifte

Barsaleta me çifte

Sa I kushton maska çiftit

  • By
  • December 18, 2018

Një çift qe ftuar në një mbrëmje të madhe dëftimi, nga ato që pjesëmarrësit janë të detyruar të fshehin fytyrat nën maska. Nusja tha se i dhimbte koka dhe e nxiti burrin të shkonte vetë, pa të. Ai e desh shumë të shoqen dhe tha se pa të nuk do të shkonte, dhe se darka për të, nuk kishte kuptim po të mos ishin bashkë. Ajo tha se do të merrte një aspirinë dhe do t’i fuste një sy gjumë. E kaq. Do të ishte mëkatë ë ai të mos e gëzonte festën. Kështu ai u bind, mori kostumin e blerë posaçërisht dhe shkoi. Ajo fjeti ndonjë orë dhe u zgjua pa asnjë dhimbje koke. Ishte shpejt ende. Gruaja vendosi të nisej me vonesë aty ku qe festa. | shoqi i saj nuk dinte se çfarë kostumi të maskuar do të kishte nusja, por ajo kostumin e tij e njihte. Në këto kushte do të ishte e bukur që ajo të shihte të shoqin se si po gëzonte e Iumturohej, kur nuk e kish të bashkëshorten nëpër këmbë.

Zonjëza mbërriti menjëherë tek vendi ku po festonin dhe e pa të shoqin në mes të sallës, me kostumin që e pat blerë me qejf dhe që po kërcente herë më një femër dhe herë me një tjetër. Herë u jepte të puthura të lehta dhe herë i shtrëngonte damat e maskuara pas vetes.

Nusja e tij e porsafutur në sallë, e maskuar gjithashtu, Vajti drejt tij dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e kavaljerit që u mrekullua kur pa t’i bjerë në grep një damë e re e panjohur, që sapo kish ardhur. Ajo e la me kënaqësi kavaljerin-bashkëshort të bënte me të çfarë të deshte, ta shtrëngonte në krahë t’i murmuriste fjalë të ëmbla në vesh, ta puthte e tjera e të tjera. Më në fund ai me një zëth të ëmbël, sa mezi dëgjohej e ftoi ‘damën e panjohur” të hiqeshin në një të ndarë ku nuk kishte njeri. Shkuan të dy dhe pa i hequr maskat dhe kostumet, e gëzuan dhomën e patrazuar me të gjitha çka deshën. Asaj nuk i vinte mirë që i shoqi sillej ashtu me një të panjohur, por vetë e shijoi tërë dashurinë e burrit të vet, të cilit me ligj i takonin të gjitha.

Para se të vinte mesnata, kur që të gjithë do të hiqnin maskat, ajo u përvodh, iku në shtëpi dhe priti burrin që ta pyeste dhe ta dëgjonte se çfarë do të tregonte ai. Nusja pat fshehur kostumin dhe po lexonte, kur ai u dha në derë. Ai tha se darka ishte një nga më të zakonshmet dhe ish i mërzitur që ajo nuk pat vajtur tok me të. Pastaj ajo e pyeti: “Kërceve ndonjë çikë?” “As edhe një herë të vetme,” u përgjegj ai. “Takova Petrin, Vilin dhe ca djem të tjerë, kështuqë i lamë vallëzimet, u hoqëm në një dhomë dhe lojtëm poker tërë natën. Po nuk e kishin kaluar keq të tjerët. Ai djali, që unë i dhashë hua kostumin dhe maskën, më tha që nuk pat ndjerë kurrë kënaqësi më të mëdha se këtë herë!”

No Comments